Përkthimi i certifikatës penale shqiptare është një shërbim i rëndësishëm për ata që kanë nevojë të paraqesin këtë dokument në një vend tjetër përveç Shqipërisë. Ky dokument mund të kërkohet për aplikimin për shtetësi italiane ose për fillimin e një pune të re por jo vetëm.
Në këtë artikull do të eksplorojmë rëndësinë e përkthimit të certifikatës penale shqiptare, procesin që duhet ndjekur dhe aspektet kryesore që duhen marrë parasysh.
Rëndësia e Përkthimit të Certifikatës Penale Shqiptare
Përkthimi i certifikatës penale shqiptare është thelbësor për disa arsye. Nëse po kërkoni punë jashtë vendit, po merrni pjesë në një program studimi ndërkombëtar, ose po kërkoni rezidencë në një vend tjetër, autoritetet kompetente shpesh do të kërkojnë një kopje të përkthyer dhe të certifikuar të certifikatës tuaj penale. Ky dokument vërteton gjendjen tuaj penale dhe garanton që nuk keni të kaluar penale që mund të pengojë ambiciet tuaja profesionale, akademike ose të imigracionit.
Një aspekt është shumë i rëndësishëm. Për të qenë dokumenti i vlefshëm në Itali, certifikata penale e lëshuar në Shqipëri duhet të jetë gjithashtu e apostiluar drejtpërdrejt në Shqipëri. Kështu, pasi të përkthehet, është e mundur të vendoset një apostilë e dytë mbi përkthimin.
Shërbimi i kërkesës dhe i përkthimit
Fal shërbimit tonë, operojmë drejtpërdrejt në Shqipëri, përmes bashkëpunimeve me strukturat lokale, për të marrë certifikatën penale shqiptare.
Nëse nuk ke mundësi të shkosh vetë, mund të na besosh ne këtë shërbim.
Kemi nevoj vetëm për:
- Karten e identitetit ose pasaporten;
- Një prokurë e firmosur që na autorizon për tërheqjen dhe për t’u marrë me praktikën;
- Adresa juaj në Shqipëri ose jashtë saj
Koha e lëshimit është 10-15 ditë pune për të marrë certifikatën shqiptare me apostilë.
Pas kësaj, do ta dërgojmë në Itali dhe do të vazhdojmë me përkthimin në italisht.
Nëse dëshiron të kesh më shumë detaje për këtë shërbim, na kontakto. Këtu mund të gjesh të gjitha kontaktet tona për të komunikuar me ne dhe për të zbuluar të gjitha informacionet që të interesojnë. Do të të pajisim me nje dokument paraprakt për shumën totale të pageses që mund t’ju ndihmoj për të pasur një ide rreth saj.